Xherdan Shaqiri flet me emocione për sfidën kundër Kosovës në Prishtinë

Kosova dhe Zvicra, si për ironi janë shortuar në grupin eleminator të Kupës së Europës 2024 dhe ndeshja e shtatorit do të jetë pikërisht ajo mes dardanëve dhe ekipit helvet të përbërë nga shumë shqiptarë. Njëri mes tyre është edhe Xherdan Shaqiri.

I lindur në Gjilan por i rritur në Zvicër, një pjesë të zemrës Shaqiri e ka në tokën e të parëve dhe në një intervistë të orëve të fundit, ai flet me emocione për sfidën kundër “dardanëve”.

“Unë luaj për Zvicrën por kam lindur në Kosovë dhe i dua të dyja vendet. Unë do të jam 100 % për Zvicrën. Me siguri do të jetë një moemtn krenarie. Do të shikoj çdo moment që do të luaj në Prishtinë sepse në stadium do të jetë e gjithë familja ime. Do të jetë shumë emocionale për mua dhe jam i sigurt se do të kemi një pritje shumë të ngrohtë”.

Ndeshja Kosovë-Zvicër do të luhet në datën 9 shtator në stadiumin e Prishtinës, “Fadil Vokrri”.