Ishte në ekspeditë, e moshuara nga Tirana ndahet nga grupi dhe humb në Karaburun
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Mars 2023, 20:12
Një 64 vjeçare nga Tirana ka humbur pasditen e sotme në Karaburun gjatë një ekspedite.
E moshuara për shkak të mjegullës ka humbur orientimin duke u ndarë nga grupi.
Vlorë/Informacion paraprak
"Sot, rreth orës 19:10, shtetasja D. E., 64 vjeçe, banuese në Tiranë, dyshohet se për shkak të mjegullës ka humbur orjentimin dhe kontaktet me pjesën tjetër të grupit të guidës turstike, me të cilët ndodhej në Karaburun," njoftoi policia.
Menjëherë nga shërbimet e Policisë Kufirare, Deltës dhe stacionit të Policisë Orikum është organizuar një grup i përbashkët për kërkimin e kësaj shtetaseje nga toka dhe deti.