Tjetër aksident në vend/ Përplasen dy makina në Sarandë, ka të plagosur
Nga Ora News Përditësimi i fundit 12 Mars 2023, 19:38
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të diele në Urën e Gajdarit në hyrje të qytetit të Sarandës.
Dy mjete janë përplasur me njëri - tjetrin.
Nga aksidenti mësohet se të dy drejtuesit e mjeteve janë transportuar në spital.
Sipas bluzave të bardha njëri prej drejtuesve, i identifikuar si Geart Çoçka ka pasur një goditje në kokë, ndërsa është jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë tjetri nuk kishte probleme.
Ende nuk dihet cili ka qënë shkaku i aksidentit ndërsa specialistët e qarkullimit rrugor ndodhen në vendngjarje.
Prej ditësh tashmë aksidentet rrugore janë kthyer në një problem serioz, pasi disa persona kanë humbur jetën.

Foto nga vendi i ngjarjes
