Shqiptari në Londër me gjendjen e rrallë, zemrën e ka në krahun e djathtë
Një pacient shqiptar është paraqitur në një spital të Londrës me disa ankesa shëndetësore ndërsa është zbuluar se zëmrën e kishte në krahun e djathtë si dhe organet kanë qenë të vendosura në të kundërt. Ky është ndër rastet e rralla në botë pasi vetëm 5-6 raste kanë këtë lloj anomalie trupore.
Një rast i veçantë është zbuluar në Londër. Kardiokirurgu i njohur Shqiptar, Kristo Papa thotë se në spitalin e tij ka zbuluar një 29-vjeçar që zemrën e kishte në krahun e djathtë dhe jo në të majtin siç e ka shumica.
Doktori thotë se 29-vjeçari është konstatuar me Destrocardiaku pas disa ankesave shëndetësore është zbuluar se zëmrën e kishte në krahun e djathtë si dhe organet kanë qenë të vendosura në të kundërt.
Mjeku tha se ai dhe spitali ku punon do të kujdeset për të riun në vijim duke e monitoruar gjendjen e tij.
Ky është ndër rastet e rralla në botë ku sipas doktorit në të gjithë botën mund të jenë shumë pak raste njerëzish që kanë këtë lloj anomalie trupore.
