Braktiset fshati në Dibër, tuneli i kromit nga Bulqiza në Shëngjun i shteroi burimet ujore

Këto pamje vijnë nga fshati Plani i Bardhë në Klos.

Por pavarësisht se çfarë përshkruan emri, historia e tij është po aq trishtuese sa e shumë vëllezërve të tij.

Pothuajse askush nuk jeton më aty.

Shkak është bërë ndërtimi i traverbankut të Klosit apo siç njihet ndryshe tuneli i kromit nga Bulqiza deri në fshatin Shëngjun, i cili shteroi burimet ujore të fshatit.

"Vend më pjellor nuk ka. Ikën vetëm se u ndërpre uji," tha një banore.

Të moshuarit Imer e Vera Suldisha i merr malli për fëmijët që dikur jetonin aty. Vetëm 7% e familjeve nuk janë larguar.

"Deri tek Ura e Vashës shtëpitë kanë mbetur bosh. Kanë qënë 350 familje. Tani kanë mbetur 20 shtëpi. Para '90 fshati ishte i rregullt," thonë banorët.

Pavarësisht se ky fenomen është shtrirë nga veriu në jug sipas banorëve pushteti vendor e qendror duhet të angazhuar për të frenuar shpopullimin apo emigrimin e parregullt.