Pa frymë për pak minuta, fëmijët 2-8 vjeç kalojnë apnenë e natës shkak procesi i rritjes

Një pjesë e fëmijëve 2-8 vjeç kalojnë apnenë e natës, ose mungesën e oksigjenit për pak minuta. Kjo sipas mjekëve ndodh  gjatë procesit të rritjes dhe shkaktarët janë mishi i huaj në hundë, rritja e bajameve apo edhe problemet me rrugët e frymëmarrjes. 

Fëmijët 2-8 vjeç shfaqin probleme me frymëmarrjen gjatë natës, ose siç njihet ndryshe, Apneja.

Mjekja Pediatre Adelina Ilija thotë se kjo mund të zgjas 2 deri në 5 minuta, dhe më pas normalizohet. 

“Mund të jetë momentale ajo pjesa e frikshme që zgjat 2 deri në 5 vjeç. Shumica ndodhin nga gjendjet virale dhe janë të përkohshëm.”

Sipas mjekes kjo gjendje  lidhet me procesin e rritjes dhe se shkaktarët janë disa, si bajamet, mishi i huaj në hundë apo edhe problemet me aparatin e frymëmarrjes.

“Shikohen madhësia e bajameve, shihen deformimet e hundës. Në këtë moshë rriten të gjitha organet."

Prindërit  duhet të tregohen te kujdesshëm  që të kontaktojnë me mjekun  kur shohin së fëmija fle me gojë hapur, gërhet, apo djersin.

“Fëmija çohet nga shtrati dhe mund të bërtasë sepse nuk merr do frymë. Zakonisht kjo ndodh në fillimi kur fëmijët gërhasin.”

Apneja e natës është një shkëputje e shkurtër e  frymëmarrjes gjatë  fjetjes tek fëmijët, kjo gjendje rrezikon probleme që kanë të bëjnë me sjelljen  duke i bërë ata më agresive apo hiperaktive.