PD-ja e Berishës dhe e Alibeajt, Meta: Të mbajnë përgjegjësi që para votuesve të mund të kërkojnë votën

Tashmë që periudha e fushatës zgjedhore po afron një dilemë ka mbetur ende pa përgjigje. A do të regjitrohet Partia Demokratike në zgjedhjet e 14 majit, e nëse po cili nga grupimet e saj do të marrë volën: grupimi i kryesuar nga Berisha apo ai nga Alibeaj.

Në një intervistë për Ora News ekspertja Gerta Meta deklaroi se edhe pse PD-ja ndodhet në një situatë të tillë sot, askush nuk e kishte menduar ndonjëherë që një parti e tillë që vepron që prej '92, me një histori të sajën e kontribute në jetën politike të vendit të mund të gjendej para një situate të tillë ku vihet në pikëpyetje regjistrimi i saj në zgjedhje.

"Demokracia nis në zgjedhje me një garë të drejtë për subjektet zgjedhore.

Nuk është diskutuar dhe vënë ndonjëherë në dyshim sidomos për PD-në që ka një histori, ka kontribute, ka që në '92 që bën procese zgjedhore të mund të shtrohej pyetja: A do të mund të regjistrohej në zgjedhje?

Shqetësimi duhet të nisë nga aktorët që e kanë provokuar këtë lloj situate pasi është një përgjegjësi që ashtu siç e provokuan, ashtu dhe duhet të jepnin zgjidhje situatën që kur të dilnin para votuesve të vet më 14 prill, kur të nisë fushata të kishin të gjithë të drejtën e botës për të kërkuar votën," tha ajo.