“Rruga e vdekjes” në Dukagjin, banorët në protestë: Rikonstruksioni i saj, domosdoshmëri

Banorët e Dukagjinit janë ngritur në protestë këtë të për të kërkuar asfaltimin e rrugës që lidh Shkodrën me njësitë vendore Pult, Shosh dhe Shalë. Protestuesit kanë ripërsëritur apelin drejtuar institucioneve për të ndërtuar rrugën ose në të kundërt paralajmëruan përshkallëzimin e protestës.

Për të dytën herë brenda harkut kohor të më pak se 1 muaji, me thirrjen “Dukagjini kërkon rrugën”, banorët e këtij komuniteti u ngritën në protestë.

Kërkojnë asfaltimin e rrugës që lidh njësitë Shalë, Shosh dhe Pult me Shkodrën.

E cilësojnë si rruga e vdekjes dhe kërkojnë rikonstruksionin e saj si domosdoshmëri pasi rreziku aty është i pranishëm në çdo moment.

Protesta e tyre përkoi me 16 vjetorin e aksidentit tragjik në aksin e Dukagjinit të 2007-ës ku humbën jetën 10 persona dhe arriti të shpëtojë vetën një 13-vjeçar.

Protesta e kësaj të diele kishte një simbolikë të veçantë pasi përkoi me 16 vjetorin e aksidentit tragjik që i mori jetën 12 personave. Të afërmit e tyre mes dhimbjes tregojnë udhëtimin e fundit.

Protestuesit ripërsërisin apelin drejtuar institucioneve për të ndërtuar këtë rrugë që do të zhvillonte njëkohësisht turizmin në këto troje të të parëve që i përkasin Alpeve të Shqipërisë.

Banorët paralajmëruan përshkallëzim të protestën e tyre nëse pushteti vendor dhe qendror nuk marrin masat e duhura ndërsa firmoset edhe një peticion lidhur me këtë çështje.

“Rruga e vdekjes” në Dukagjin, banorët në