Vasili: Rama krenar për incineratorët, por në Elbasan plehrat digjen buzë Shkumbinit, vjedhje disa miliona euroshe
Përmes një postimi në Facebook nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili shkruan se në Elbasan gjoja ka incinerator, por në fakt plehrat hidhen buzë lumit Shkumbin.
Ai shton se Edi Rama ka gënjyer me gojën plot dhe thoshte se ishte shume krenar për inceneratorët e tij, ndërsa thekson se ai ka firmosur vjedhjen e disa miliona eurove.
Vasili: Ne Elbasan gjoja ka incenerator, por plehrat hidhen ne buze te lumit Shkumbin nga vete Bashkia dhe ju vihet flaka, qe mbush me tym gjithe zonen e banuar ne Bradashesh. Ky konstatim eshte bere nga gazetaret e BIRN. Rama ishte shume krenar per inceneratoret, qe u vodhen dhe s'punojne!
Edi Rama genjente me gojen plot dhe thoshte se ishte shume krenar per inceneratoret e tij. Inceneratoret, qe gjoja do prodhonin edhe energji elektrike ha ha haaa. Po po ishte krenar Edi Rama se kishte firmosur me doren e tij fap fap fap vjedhjen e qindra milion eurove. Shiheni vete se cfare thoshte Rama per inceneratoret dhe kjo eshte ndihme edhe per SPAK-un per ti ardhur memorja.
