Pushteti harron fshatrat e Gjirokastrës, Banorët: Nuk kemi as rrugë, as ujë, as qendër shëndetësore
Fshatrat e Memaliajt janë të harruar nga pushteti vendor e qendror. Prej me shume se 30 vitesh në Luftinjen e sipërme dhe në Canaj në këto zona askush nuk ka kryer asnjë investim. Ndërsa shqetësim për ta është dhe mungesa e qendrës shëndetësore e cila nuk ka asnjë funksion.
Fshati Luftinjen e sipërme dhe ne Canaj Canaj në Gjirokastër duket se janë harruar nga pushteti vendor e qendror.
Pa rrugë dhe ndriçim banorët thonë se gjendja është alarmante.
“Ndriçim nuk kemi, ndërsa rrugën na e kanë bërë deri aty lart, por edhe ajo është e prishur.”
Në zonë duket se nuk është kryer asnjë investim.
“Nuk na shikon asnjë njeri ne.”
Shqetësim për to është dhe mungesa e ujit ku i detyron ato të presin në radhë për të mbushur enët shtëpiake.
“Zihemi se kush të mbushë ujë i pari. E blejmë ujin në dyqan, nuk ka më keq.”
Sikur të mos mjafton të gjitha këto fshati nuk ka as qendër shëndetësore dhe banorët janë të detyruar të udhëtojnë me kilometra larg për të marrë shërbimet.
“Kanë bërë një ndërtesë ashtu, por nuk ka ambulancë fare. Nuk ka infermierë dhe mjekë aty, shkojmë në Gjirokastër ose Tepelenë.”
Nuk kanë se ku të ankohen pasi pushtetarët shkojnë tek ta vetëm në kohë fushate.
“Vijnë vetëm në kohë votash.”
Kjo situatë sipas tyre ka prej gati 30 vitesh.
