Ishte në kërkim për plagosje të rëndë me dashje, arrestohet 30-vjeçari nga Orikumi

Policia e Vlorës ka kapur shtetasin në kërkim me iniciale N. J., 30 vjeç, banues në Orikum, pasi kërkohet për plasoje me dashje.

Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë i ka caktuar këtij shtetasi  masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Orikum, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, kapën dhe ndaluan shtetasin në kërkim N. J., 30 vjeç, banues në Orikum, të cilit Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.


Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi dyshohet se më datë 07.11.2022, ka plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasin F. A.“
– njofton policia.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.