Currilat pa rrugë e me mbeturina, 50 familje pa zgjidhje, banorët: Bashkia të zgjidhë problemet
Mbi 50 familje në zonën e Currilave në Durrës përballen me probleme të infrastrukturës duke vështirësuar së shumti jetesën e tyre. Pas rikonstruksionit të segmentit aty banorët thonë se rruga është lënë pa përfunduar duke sjellë rrezik për familjet aty. Problem për to janë dhe hedhja e mbetjeve në vendin jo të duhur.
Mbi 50 familje në zonën e Currilave në Durrës përballen me probleme të ndryshme.
Kjo segment rruge është rikonstruktuar por banoret ankohen se u janë hequr e marre parmakët metalikë që kishin më pare duke sjellë rrezik për ta.
“Mirë është që të bëhet rruga, por jo të na lënë në këtë mënyrë. T’i rregullojë sikurse ka bërë me krahun tjetër.”
Banorët thonë se nga kjo situatë rrezikojnë shtëpitë e tyre pasi sa herë mund të bie shi ujërat vërshojnë tek banesat e tyre.
“Shiu i parë që bie dheu direkt vjen në shtëpi.”
Shqetësim për to janë dhe mbetjet që janë lënë pa pastruar nga firma.
“Është gjithë plehra.”
Thonë se janë taksapagues të rregullt e ndaj kërkojnë të marrin shërbimin që ju takon.
“Ne i paguajmë gjithë taksat, por nuk vjen njeri për të dhënë shërbimet.”
Të gjendur pa një zgjidhje banorët kërkojnë përfundimin e rrugës sa më parë dhe zgjidhjen e problemeve në zonë.
