Dëbora zbardh Voskopojën dhe Dardhën
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Mars 2023, 12:38
Qarku i Korçës është përfshirë mëngjesin e kësaj të diele nga reshjet dëborës.
Fshatrat turistik të Voskopojës e të Dardhës janë zgjuar në bardhësinë e borës.
Pas kësaj situatë borëpastrueset kanë shkuar në zonë për të hapur rrugët dhe sipas ARRSH të gjitha akset janë të hapura dhe mund të qarkullohet pa probleme.
Vendi ynë është përfshirë ditët e fundit nga reshje të shiut ndërkohë sipas sinoptikanëve në qarkun e Korçës si pasojë dhe reshjeve të dëborës temperaturat pritet të shkojnë në - 1 gradë Celsius.
