Shembet ura elektorale në Berzanë të Lezhës, izolohen 6 familje, kërkohet ndërhyrje e shpejtë
Ura në fshatin Berzanë të Lezhës është shembur mëngjesin e kësaj të diele si pasojë e reshjeve të shiut. Ndodhur në këtë situatë 6 familje kanë mbetur të izoluar totalisht ndërsa bashkia edhe pse është në dijeni të situatës nuk ka marrë ende asnjë masë konkrete.
6 familje në fshatin Berzanë të Njësisë Administrative të Zejmenit në Lezhë kanë mbetur të izoluar pasi ura e ndërtuar gjatë fushatës zgjedhore të vitit 2021 është fundosur.
Shkak u bënë prurjet e shumta të përroit gjatë reshjeve të dendura te shiut të së premtes, Në këto kushte banoret nuk kanë asnjë mundësi kalimi dhe kërkojnë ndërhyje të shpejtë për të dalë nga izolimi.
Pas sinjalizimit nga banoret, përfaqësues të Bashkisë Lezhë kanë parë nga afër situatën dhe kanë premtuar fillimisht një zgjidhje emergjente, për të mundësuar lëvizjen e banoreve.
Edhe pse u ndërtua 2 vite më parë ura në Berzanë nuk i rezultoi rrjedhës së furishme të ujit të përroit që u krijua nga reshjet e shiut.
Edhe pse 20 km larg qytetit fshati Berzanë nuk është investuar asnjëherë gjatë 30 viteve.
Jetesa aty te ngjan si në mesjete, pasi mungon rruga, qendra shëndetësore si dhe ka probleme me furnizimin me energji elektrike.
Mungesa e kushteve minimale të jetesës ka bërë që fshati sot të boshatiset masivisht dikur jetonin afro 800 familje, ndërsa sot nuk jetojnë më shumë se 50.
