Alfred Cako: Mes Bashës e Olldashit, Berisha dhe ndërkombëtarët mbajtën anën e Bashës

"Vula e PD, drejtësia dhe ndërkombëtarët" – ishte tema e emisionit "Jashtë Matriksit" nga Alfred Cako më 06 Mars 2023 në RTV Ora.

Cako: Pas humbjes së zgjedhjeve nga Berisha në 2013 dhe pas një konkurrence fiktive mes Bashës dhe Olldashit, dihet se fitoi me 80% Lulzim Basha.

Në atë kohë u përfol shumë se Berisha kishte mbajtur anën e Bashës në mënyrë indirekte. Edhe zhdukja e Olldashit që kishte filluar të organizonte linjën e vet brenda PD-së, duke qenë një lider karizmatik me shumë tharm në veprimet e veta shqetësonte PD-në.

Ndërkohë ndërkombëtarët që mbështesnin Bashën kanë pasur një emërues të përbashkët me njerëzit e tjerë të politikës për t’i vënë një kapak të artë vdekjes së mistershme të Olldashit.

Basha ka qenë gjithmonë i mbështetur nga Soros. Këshilltari i Sorosit për Evropën Juglindore, tha se Rama dhe gjysma e kabinetit të tij është financuar nga Soros.