DEA amerikanë vjen në Tiranë: Do të godasim trafikun e drogës dhe pastrimin e parave
Ambasada amerikane në Tiranë ka njoftuar vendosjen e zyrës së DEA-s në vendin tonë. Përmes një njoftimi ftohet kushdo që ka dijeni apo informacione për raste të trafikut të drogës, që të denoncojë kundrejt garantimit të anonimatit.
Lufta kundër trafikimit të drogave të forta nga vendet e amerikës latine ka vendosur në Tiranë Agjencinë Amerikane të luftës kundër narkotikëve DEA.
Ambasada amerikane ka shpërndarë një njoftim ku fton qytetarët të dërgojnë denoncime dhe informacione për cdo person apo rast kur ka dyshime për përfshrijen e tij në trafikun e drogës.
Në njoftim garantohet se informacionet e përcjella do të mbahet sektret duke ruajtur anonimatin e denoncuesve. Prezenca e parë e DEA-s në Tiranë ishte në qershor të vitit në kohën kur trafiku i kokainës nga Ekuadori në vendin tonë ishte në sasi të mëdha.
Oficerët e DEA-s janë vendosur tashmë në Tiranë ku do të kenë një kordinim të vazhdueshëm me zyrat rajonale dhe me autoritetet e tjera të hetimit.
Sipas fokusit të saj Dea ka qëllim goditjën e cdo ngarkesë drogë e cila lëviz përmes rrugëve detare, ajrore e tokësore mes shteteve.
Prej janarit të vitit të shkuar Dea ka dhënë informacione Italisë, Greqisë dhe Shqipërisë mbi lëvizjet me kontinerë të mbushur me drogë. Në këto operacionë të realizuara destinacioni final ishte vendi ynë ose shtete të tjera të rajonit.
