Alibeaj e thotë hapur: Unë jam kryetari i PD-së, dorëheqjet nuk shënohen në regjistrin e partive
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Mars 2023, 19:27
Në një prononcim për mediet, Enkelejd Alibeaj bëri me dije vendimet që janë marrë pas takimit të tij me një pjesë të demokratëve.
Ai tha se jo vetëm që ndihet si kryetari i PD-së, por faktikisht është kreu i kësaj partie, ndërsa shtoi se në regjistrin e partive nuk shënohen dorëheqjet.
Alibeaj: Jo vetëm jam, por ndihem drejtuesi i PD-së dhe ushtruesi i detyrës, që nga momenti i vitit të kaluar kur bëri dorëheqjen Basha. Në regjistrin e partive regjistron emrat e partive edhe kur ka ndonjë dorëheqje dhe duhet regjistruar kreu i ri i partisë i zgjedhur. Aktet e dorëheqjes nuk regjistrohen. Do të pritet dhe do të bëjmë zgjedhje në bazë për kreun dhe do të kemi kryetarin.

