Makinat “humbin” në gropa, aksi Fushë-Milotit në Kurbin në gjendje të degraduan
Rruga që lidh Fushë-Milotin me superstradën Lezhë-Laç është kthyer në një ndër asket më problematike të zonës. Mungesa e investimeve ka bërë që të krijohen gropa të mëdha, dhe shoferët të shprehin shqetësimin e tyre për këtë situatë. Banorët e zonës paralajmërojnë protesta dhe bllokum rrugësh nëse nuk do të ketë ndërhyrje.
Kjo është gjendja e rrugës që lidh Fushë-Milotin me superstraden Lezhë-Laç dhe disa fshatra të Kurbinit.
Ky segment rrugor me gjatësi rreth 5 km ka degraduar plotësisht, pasi asfalti është çarë në disa pika dhe janë hapur gropa të madha.
Kjo situatë vijon prej të pakten 4 vitesh, duke veshtiresuar lëvizjen e automjeteve në këtë segment rrugor.
"Shikoje sa janë gropat këtu. Këtu është me humbë gomari jo makinat. A kalohet në këtë rrugë këtu. Kështu ka 4-5 vjet, mos më shumë," tha ai.
Kalimi i mjeteve të tonazhit të rëndë që marrin inerte në Lumin Mat kanë dëmtuar rrugen, thonë banoret e Fushë Milotit, duke paralajmeruar protestë nëse nuk do merren masa.
"Me këto lloje rrugësh ne jemi mësuar gjithmonë. Vijnë riparojnë nga një copë e nga një copë.
Edhe para se të bëhej rruga e Kombit, kjo rrugë ka qënë problematike," thanë banorët.
Që prej ndërtimit të rruges së re nacionale Lezhë-Laç, ky segment rrugor është lënë jashtë vemendjes nga institucionet përgjegjesë.