Kraja: Kreu i PD-së Berisha, Alibeaj njeh akoma Bashën në krye, ata janë vegla të Edi Ramës
Në një intervistë për Ora News, kreu i kabinetit të kryedemokratit Sali Berisha, u shpreh se kryetari PD-së është akoma Sali Berisha.
Ai tha se gjykata ishte tërësisht nën kontrollin e Ramës dhe se procesi kishte ndikim nga ndërkombëtarët, duke shtuar se Alibeaj ka akoma Bashën si kryetar.
Kraja: Unë jam drejtor i kabinetit të PD-së, Sali Berisha. Gjykata ka dhënë një vendim që është pasqyrë e një pushteti dhe ekzekutivi që kërkon që të ketë monizëm në vendin tonë dhe të ketë vetëm një drejtues e një pushtet. Nuk ishte surprizë kjo vendimmarrje, pasi ka pasur një presion edhe ndërkombëtar, ku forcat diplomatike kanë qenë të përfshira në këtë proces. Nga ana tjetër surprizat nuk ndalojnë sepse pamë se PD-ja, ose së paku pala e Alibeajt paske kryetar ende Bashën, që publikisht ka shpallur dorëheqjen. Për ta gjykata nuk e paska regjistruar akoma dorëheqjen.
Tagrin e ka 11 dhjetorit që ka miratuar një statut dhe vendimi i gjykatës nuk është i formës së prerë. Gjykata nuk e ka pranuar si palë Alibeajn. Prandaj është kthyer në shkallën e parë dhe prandaj partia i ngel Berishë dhe ne prandaj kemi propozuar kandidatët tanë. Ata janë veglat e Edi Ramës, i cili do të dobësojë votën e opozitës dhe do që të vazhdojë me turpin ku të gjitha bashkitë drejtohen nga një partie vetme.

