Aksident në Korçë, automjeti përplas këmbësorin
Një aksident ka ndodhur ditën e stome në lagjen e SMT në qytet, ku një mjet përplasi një këmbësor.
Sipas informacioneve nga vendngjarja, këmbësori është futur në rrugë duke vrapuar pa parë makinat në këtë segment rrugor, dhe për pasojë është goditur nga një mjet.
I dëmtuari është dërguar në spitalin e Korçës ku konfirmohet se është jashtë rrezikut për jetën. Policia në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave.
“Më datë 06.03.2023, rreth orës 15:40, në rrugën "Muzakajt", automjeti tip "Benz", me drejtues shtetasin A. K., ka aksidentuar këmbësorin N. C., rreth 60 vjeç, i cili u transportua për ndihmë mjekësore në spitalin e Korçës dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Me drejtuesin e mjetit po kryen veprimet e mëtejshme procedurale.” njofton policia.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.
