Gjendet i pajetë në banesë 68-vjeçari, u asfiksua nga rrjedhja e bombolës së gazit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Mars 2023, 15:24
Një 68-vjeçar është gjetur i pajetë në banesën e tij në fshatin Bodrishtë, Dropull.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:50.
Vioktima i identifikuar si shtetasi A. K mësohet se jetonte vetëm.
Paraprakisht dyshohet se ky shtetas ka humbur jetën për shkak të gjendjes së asfiksisë që i është shkaktuar nga rrjedhja e bombolës së gazit.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

