Rritje temperaturash dhe rebeshe shiu të shkurtra, ja si do të jetë moti gjatë marsit

Meterologu Akil Osmani në një lidhje direkte për Ora News na ka dhënë më tepër informacion se si do të jetë moti gjatë muajit mars.

Ai deklaroi se edhe pse ka nisur disi i ftohtë, temperaturat do të rriten duke bërë që të kemi kryesisht ditë me diell e të ngrohta.

Megjtihatë nuk do të mungojnë as reshjet e shiut, pasi herë pas here do të ketë rebeshe afatshkurtra në vend.

"Edhe këtë fillim jave, temperaturat mbeten disi të freskëta , 16-17 gradë C në ultërsirën perëndimore dhe në zonat malorë, 1-2 C. Për fat të mirë nga e mërkura do të kemi një rritje të temperaturave të ajrit duke bërë që  maksimumi në fundjavë të shkojë në 21-22 C.

Sot dhe nesër presim të kemi vranësira që pritet të jenë të shpeshta në vendin tonë, ku në zonat perëndimore dhe në skajin jugor do të ketë reshje afatshkurtra.

Të mërkurë dhe enjte do ketë përmirësim të kushteve të motit.

Parashikohet që të premten do të kemi vranësira dhe reshje shiu në të gjithë territorin.

Fundjava sjell përmirësim të kushteve të motit.

Era do të jetë 55 km/h, por nga e mërkura do ketë një dobësim deri në 35 km/h.

Në verilindje dhe zonat mbi 1100 m mbi nivelin e detit do të kemi reshje dëbore të pakta, të papërfillshme," tha ai.