Shtyhet sërish seanca për Shullazin, Prokuroria kërkon komunikim me Skype, Gjykata shoqërim të detyruar për Reçin
Gjykata e Posacme urdhëroi shoqërimin me forcë të dëshmitarit Luftar Reçi në procesin ndaj të pandehurve për vrasjen e Klodian Saliut dhe Vajdin Lames. Bashkëpunëtori i drejtësisë përmes një letre shprehej se ndihej i kërcënuar dhe kërkonte të dëshmonte online, por gjykata refuzoi kërkesën e tij.
Gjykata e Posacme urdhëroi shoqërimin me forcë përmes policisë të dëshmitarit Luftar Reçi pas mosparaqitjes së tij në seancën ku ishte planifikuar ballafaqimi i tij me të akuzuarit për vrasjnë e Klodian saliut dhe Vajdin Lamës.
Me anë të një letre, dëshmitari Reçi shprehte pasiguri dhe frikë për të marrë pjesë në seancë e ndërsa kërkoi që ballafaqimin ta zhvillojnë online
Luftar Reçi: Nuk kam më mundësi, as fizike as shëndetësore tu paraqitur në gjykatë. Jam paraqitur 5 herë dhe seancat nuk janë bërë jo për fajin tim. Jam gati të dëshmoj me video konferencë por jam me terapi të rregullt. Të jenë të pranishëm avokatët dhe 2&3 gazetar.
Të më shoqëroni mua drejt gjykatës do të jem si qingji në mes të ujqërve.
Prokuroria e Spak Elida Kackini ishtë në të njëtën linjë më të pënduarin e drejtësisë ku i kujtoi gjykatës edhe rrezikshmërinë që mund të sjellë paraqitja e Luftar Recit në gjykatë
Elida Kackini: Dëshmia të merret përmes mënyrave audiovizive. Në jemi paraqitur vazhdimisht dhe seancat janë shtyrë kryesisht për shkak të avokatëve të të pandehurve. Bashkëpunëtori i drejtësisë duhet patur parasysh se edhe ndodhet larg në burgun e Drenovës, si dhe duke konsideruar edhe letrën e tij, mund të paraqes rrezik
I vetmi i cili vendosi të flasë para gjykatës nga kafazi i qelqtë ishte Emiljano Shullazi. Sipas tij ballafaqimi është kërkuar prej vitësh dhe për këtë i ka dërguar kërkesa edhe institucioneve të larta të drejtësisë.
Emiljano Shullazi: Që kur jam vënë nën hetim ku nuk kam kërkuar ballafaqim me Luftar Reçin. Letra pa fund KLP, ish-krimeve të rënda, KLGJ, asnjë përgjigje, përballja do bëhet në gjykatë më kanë thënë. Prokurorja nuk ka firmosur për arrestimin tim, dhe nuk e njeh dosjen. Dua ta shoh në sy kur të dëshmojë Luftar Reçi.
Në fund te seancës Gjykata vendosi rrëzimin e kërkesës për pyetjen e luftar reçit me video konferencë si të pabazuar në ligj. Argumentat e Reçit mbi gjendjen shëndetësore vlerësoi gjykata janë të pabazuara në dokumenta e po ashtu urdhëroi shoqërimin e tij të detyrueshëm më 20 mars ora 9:30.