Automjeti përplas këmbësorin në aksin Thumanë-Borizanë, shoqërohet drejtuesi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Mars 2023, 18:36
Një aksident është regjistruar rreth orës 17:15, në aksin rrugor Thumanë-Borizanë në Krujë.
Një automjet me drejtues shtetasin A. S., 37 vjeç, ka përplasur shtetasin këmbësor A. X., 70 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.
Drejtuesi i automjetit shtetasi A. S, është shoqëruar në ambjentet e Komisariatit të Policisë Krujë për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

