Ndeshja Partizani-Tirana shkakton trafik të rënduar në rrugën e “Elbasanit”
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Mars 2023, 18:03
Ndeshja Partizani-Tirana duket se ka shkaktuar trafik të rënduar në rrugët pranë stadiumit “Air Albani” ditën e sotme.
Kështu, rruga e Elbasanit që kalon pranë me stadiumin, është e bllokuar teksa radhë e makinave tashmë e ka kaluar mbi 1 kilometër.
Më herët Policia e Tiranës njoftoi bllokimin e disa rrugëve në kryeqytet ku përfshihen Rruga “Lek Dukagjini”, përreth stadiumit, rruga “Dervish Hima”, rruga “Gjergj Filipi”, rruga “Papa Gjon Pali II”, nga kryqëzimi me rrugën “Ismail Qemali” deri tek stadiumi “Air Albania” , bulevardi "Dëshmorët e Kombit", nga presidenca deri te sheshi "Nënë Tereza".
