Një lagje me tre fe/ Në “Kala” të Elbasanit një kishë katolike, një ortodokse dhe një xhami

Shqipëria është e njohur për tolerancën fetare. Pavarësisht se në vend ekzistojnë dhjetëra fe, besimtarët kanë bashkëjetuar me njëri-tjetrin për vite të tëra. Shembulli perfekt vjen nga Elbasani. Në një lagje, pak metra larg njëra-tjetrës janë të ndërtuara një xhami, një kishë ortodokse dhe një katolike.

Kalaja 200 vjeçare e Elbasanit është një nga ngjarjet më konkrete dhe origjinale sa i përket bashkëjetesës fetare në vendin tonë.

Brenda një hapsire shumë të vogël, në këtë lagje janë  të ndërtuara një xhami, kishë ortodokse dhe një katolike. Edhe pse këto institucione ndohden kaq pranë njëra-tjetrës asnjëherë nuk ka krijuar konflikt mes banorëve sa i takon besimit fetar. Përkundrazi edhe festat e  gëzimet ata i ndajnë bashkë prej vitesh.

Studjuesi Sali Dardha shprehet se banorët ndër vite kanë qenë në mirëkuptim të plotë

"Banorët kanë qënë në mirëkuptim të plotë, kanë festuar bashkë festat, hynin e dilnin për Bajrma e Pashkët," tha ai.

I zhvendosur atje në vitin 1995 pak vite pasi feja ishte lejuar në Shqipëri, Atë Nikolla Marku thoë se instikti i dashurisë me njërin-tjetrin nuk ka munguar asnjëherë në këtë zonë.

"Prindërit tanë kanë shkuar shumë mirë me njëri-tjetrin. Instikti i dashurisë nuk ka munguar, nuk mungon dhe nuk do të mungojë," tha ai.

Lagjja kala e Elbasanit është unike në llojin e saj ku janë të vendosura tre institucione fetare të ndryshme.