Automjeti përplaset me barrierat mbrojtëse, lëndohet drejtuesi i mjetit

Një automejt tip Citroen është përplasur me barrierat mbrojtëse të rrugës pranë rrethrrotullimit në lagjen numër katër në Durrës.

Për pasojë ka mbetur i lënduar drejtuesi i automjetit, i cili është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

Ende nuk dihen rrethanat e aksidentit, por paraprakisht dyshohet që drejtuesi ka humbur kontrollin e automjetit.

Automjeti përplaset me barrierat mbrojtëse, lëndohet drejtuesi i