Rritja e patentave, Luzi: Çmimi u rrit po orët dhe njohuritë janë po ato

Eksperti i sigurisë rrugore Arben Luzi në një intervistë për RTV Ora u shpreh se pavarësisht rritjes së çmimit asgjë tjetër nuk ka ndryshuar gjatë kryerjes së ciklit. Orët e teorisë dhe praktikës janë po ato tha ai, duke mos justifikuar gjtihë këtë rritje të madhe.

Arben Luzi: Po ndryshon vetëm çmimi. Orët e praktikës janë ato që janë, dhe të teorisë po ashtu. Nxënia e kursantit kontrollohet po nga i njëjti komision. Nuk e kuptoj pse e rritën aq shumë,. U rrit nafta, po këtyre që do marrin patenta ça iu rrit?

Duhet të gjendet një formulë për ristrukturimin e autoshkollave.