100 vjetori i Kongresit Mysliman, Lidhja e Hoxhallarëve: Institucionet t’i përgjigjen sfidave të kohës

Sfidat e reja të shoqërisë sjellin edhe nevojën e ridimensionimit të institucioneve të komuniteti mysliman i cili duhet të jetë gjithëpërfshires dhe jo përjashtues. Ky ishte qëndrimi i lidhjes së hoxhallarëve në 100 vjetorin e Kongresit të parë Musliman

Në 100 vjetorin e Kongresit të parë Mysliman, lidhja e hoxhallarëve dhe forumi mysliman i shqipërisë shprehin nevojën e ridimensionimit të institucioneve për të përballuar sfidat e kohëve që jetojmë.

"Koha është të ridemnsionojmë vetëveten dhe institucionin tonë. Tu përgjigjemi sa më mirë sfidave shoqërore e utilitare dhe të kemi zërin tonë të fortë në shoqërinë shqiptare," tha ai.

Kryetari i lidhjes së hoxhallarëve, Sokol Kondakçiu theksoi se Komunitetit Musliman të Shqipërisë i nevojitet frymë gjithëpërfshirëse dhe jo përjashtuese.

"Jetojmë në një periudhë të paqetë, me kriza që pasojnë njëra-tjetrën dhe vënë në rrezik mirëqënien sociale. Shoqëria ka nevojë për ndriçim dhe këshillim. Bashkësisë sonë të myslimanëve i nevojitet frymë përfshirëse dhe jo përjashtuese," tha ai.

Kongresi i parë musliman në Shqipëri u mbajt nga data 24 deri në 12 mars të 1923, vendimet e të cilit ishin në përputhje me intersat e  shtetit dhe kombit shqiptar.