Në makinë me Hajrullën e 3 të tjerë, organi i akuzës kërkon detyrim paraqitje për Denis Karafilin
Gjykata e Vlorës ka vlerësuar të ligjshëm arrestimin e Denis Karafili, por organi akuzës ka kërkuar për të masë e sigurisë detyrim paraqitje.
Karafili ishte i vetmi i ndaluar gjatë aksionit të policisë dhe FNSh zhvilluar mbrëmjen e së mërkurës në Vlorë.
Ende në kërkim mbeten Inez Hajrulla, Olsi Koçeli, Erand Hoxha dhe Klaus Islamaj.
Grupi i Hajrullës, u pikasën nga policia në lagjen ‘Pavarësia’ në Vlorë, ku automjetit me të pestë personat brenda iu bë me shenjë që të ndalonte, por Denis Karafili, i cili ishte shoferi, nuk iu bind urdhrit të policisë.
Mjeti tip ‘Toyota’ i drejtuar nga Karafili sipas pretendimit të policisë , është larguar me shpejtësi nga vendngjarja por arratia e tij, ndryshe nga 4 miqtë e tij të bandës, zgjati shumë pak. Policia arriti të kapë 29-vjeçarin dhe shpalli në kërkim 4 të tjerët.
