Çahet asfalti elektoral/ Rrugët e shtruara prag zgjedhjeve, pothuajse të pakalueshme në Vlorë

Në prag të fushatave elektorale pushteti si lokal ashtu edhe qëndror shton investimet nëpër vend. Por në Vlorë, investimet që janë bërë prag fushatave janë shkatërruar dhe kanë shkuar dëm. Banorët atje thoën se rrugët e lagjeve janë mbushur me gropa, dhe sipas tyre investimet jocilësore kanë bërë që të ndërhyhet në rrugë herë pas here.

Në mars të vitit 2021, një muaj përpara fushatës elektorale përfundoi rehabilitimi i rrugës “Xhemil Bej Vlora”, në brendësi të lagjes “Hajro Çakërri”.

Por, asfalti i fushatës të vitit 2021 sot duket kështu!

Banorët tregojnë se tashmë nuk kanë se nga të kalojnë pasi segmenti rrugor i lagjes është bllokuar teksa nuk kanë asnjë informacion se kur punimet për vendosjen e linjave të reja të ujit të pijshëm dhe kanalizimeve kur do të përfundojnë.

Sipas tyre, investimi i bërë aso kohe në periudhë fushate tashmë po shkatërrohet.

Jo vetëm kjo rrugë, por të gjitha segmentet në brendësi të lagjes Hajro Çakërri vuajnë nga mungesa e infrastrukturës dhe ndricimit rrugor teksa për to ende ska asnjë plan, ose fond të përcaktuar në buxhetin e 2023