Ka shpresë/ Ekselentët e “Aleks Budës”: E duam Shqipërinë! Do qëndrojmë këtu!
Në kohën kur vendi po vuan largimin masiv të të rinjve nxënësit e dalluar të gjimnazit “Aleks Buda” japin një mesazh domethënës për të qëndruar në atdhe. Ata kanë përfaqësuar shkollën në gara vendase dhe të huaja por thonë se pavarësisht kompeticioneve ku marrin pjesë, nuk duan të largohen nga Shqipëria.
Këta janë nxënësit ekselentë të gjimnazit “Aleks Buda” në Tiranë..
Disa sapo e kanë nisur, e të tjerë janë drejt përfundimit.
Përveç mesatares absolute, ata krenohen edhe me cmimet që kanë marrë në kompeticione.
Trista Lulo, është në vit të tretë dhe ka marrë vlerësimin si aktorja më e mirë.
Jo vetëm në Tiranë,por ata e perfaqësojnë shqipërinë edhe në Turqi, me një projekt inovativ.
Donald Gjoka është nga viti të dytë është fitues i olimpiadës në histori. Të ardhurat si nxënës ekselent, mendon ti përdorë për projekte të tjera në shkollë.
Ndërsa Altin Rada ka pasion gjografinë, dhe ka përfaqësuar denjësisht shkollën në olimpiadë.
E përbashkëta mes nxënësve është se dijet duan t’i përdorin në Shqipëri.
Për drejtoreshën e shkollës, Valdete Bujupi, synimi është që të rrisë numrin e regjistrimeve për vitet e tjera.
Thuajse çdo vit, gjimnazi “Aleks Buda” nxjerr rreth 15 nxënës ekselentë.



