Vdekja e Elton Tahirit, Husa mbajti 10 ditë trupin në banesë, zbardhet dëshmia: Kisha frikë të tregoja

Arrest ne burg deri në fund të hetimeve caktoi gjykata e Tiranës për Majdiel Husën i cili akuzohet për veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës. Sipas policisë ai nuk ka njoftuar në organet e rendit për vdekjen nga mbidoza të shokut të tij Elton Tahiri. Trupi i viktimës qëndroi 10 ditë brenda një dhome si pasojë e konsumimit të tepër të lëndës narkotike.

Gjykata e Tiranës caktoi masën arrest në burg për Majdiel Husën i cili për 10 ditë fshehu vdekjen e shokut të tij Elton Tahiri që humbi jetën nga mbidoza. Para togave të zeza I dyshuari ka rrëfyer njohjen më viktimën dhe dëri në momentin që të dy bashkë po konsumonin lëndë narkotikë.

Majdiel Husa: Pritëm njëri-tjetrin deri sa dolëm nga komisariati, pasi ishim kthyer nga Gjermania. Shkuam në shtëpinë time në Laprakë. Me ne ishte edhe shoku i Eltonit, Bledari. Blemë kokainë dhe heroinë nga një i njohuri im. Eltoni injektoi shumë në trup dhe u bë keq.

Kur u zgjova të nesërmen, në dhomën e gjumit pashë vetëm Eltonin duke fjetur akoma. Mbeta i habitur nga shoku i tij, kishte shkruajtur një letër ku thoshte: Siç duket Eltoni do flerë dhe ca. Unë po shkoj tek familja ime meqë po më presin dhe pastaj do kthehem prap.

Në dëshminë e tij Husa tregon së edhe pasi mori vësh që Eltoni kishte humbur jetën ai ka qëndruar në të njëjtën banesë më trupin. Pas 10 ditësh tregon Husa ai mori një makinë me qëra për ta dërguar trupin në bregun e lumit të Lumuthit në bërzullë.

Majdel Husa: E mbajta për 10 ditë në shtëpi trupin, flija vetë nga dhoma tjetër. Pas kësaj kohe mora makinë me qera dhe e dërgova trupin në Bërxullë. Kisha frikë të tregoja, pashë lajmet të nesërmen që thonin se policia e njoftoi vdekjen me shkak mbidozën, mendova se nuk do merreshin me mua.

Elton Tahiri u gjet i pa jetë nga policia me 13 shkurt pas raportimit të banorëve të zonës. Nga kqyrja nuk u konstatuan shënja dhunë por autopsia zbuloi shkakun e vdekjes nga përdorimi i lëndëve narkotike. Ndaj shokut të tij tashmë rëndon akuza e veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës.