Rrahja e vajzave, Tushi: Adoleshencë e dhunshme, pjesa më e madhe e krimit ndodh nga kjo grupmoshë

Video e dhunimin të një vajze 9-vjeçare nga një grup vajzash bëri xhiron në rrjet duke sjellë dhe një reagim të publikut, medias e autoriteteve shtetërore.

Ky ishte rasti i fundit por të tilla ngjarje janë jo pak të rralla në vend.

Sociologu Gëzim Tushi i ftuar në një intervistë për Ora News deklaroi se dhuna është një fenomen njaft i përhapur, sidomos tek adoleshentët.

Gëzim Tushi: Kjo grupmoshë ka filluar t'i ndërtojë marrëdhëniet mbi elemente të tilla të konfliktualitetit, rivalitetit dhe bullizmit që po shtojnë dhe rritjen e dhunës. Pjesa më e madhe e krimit në vendin tonë është e lidhur me këto grupmosha. Adoleshentët, të rinjtë, por dhe krimi minor ka filluar të përhapet shumë. Shfaqet në shkollë, në familje, shoqëri, jetën personale.