Rrobat e trupit i dërgojnë në Turqi/ Nxënësit e Farkës mbledhin  ndihma për të prekurit nga tëmeti

Nxënësit në Farkë janë solidarizuar për të ndihmuar me sa të munden të prekurit nga tëmriti  në Turqi dhe në Siri. Kanë paketuar rrobat e tyre, për ti dërguar te bashkëmoshatarët. Një nismë e cila nuk ka angazhuar vetëm nxënësit dhe mësuesit, por edhe banorët e zonës.

Rrobat e tij po i çon për fëmijët e prekur nga tërmeti në Turqi e Siri.

Andi Shllaku 12 vjeç nisi paketimin, sapo mësoi për nismat e solidaritetit në shkoillën e tij.

I njëjtë ndikimi ka qenë te të gjithë nxënësit e e vegjël, tregojnë mësuesit.

Qeveria e nxënësve, ishte nismëtare për mbledhjen e ndihmave, më së shumti rroba.

Në afro 10 ditë nga thirrja për të ofruar ndihmë, thonë se janë të kënaqur  me angazhimin.

Jo vetëm nxënësit dhe mësuesit, por  edhe banorët ezonës janë përfshirë.

Kjo nuk është hera e parë, mësuesit dhe nxënëisit e shkollës farë e vogël, ogranizohen vazhdimisht për të ofruar ndihmë ndaj të pamundurve.

Nga tërmeti i 6 shkurtit në kufirin mes turqisë dhe Sirisë kanë humbur jetën  rreth 50 mije përsona,  mes të cilëve shumë fëmijë.