Vullnetarët e emegjencave/ Të rinjtë i përgjigjen thirrjes për të ndihmuar në raste fatkeqësish

Shumë të rinj i janë përgjigjur thirrjes për të qenë pjesë e skuadrave vullnetare e reagimit të shpejtë. Kjo nismë synon që të krijojë për herë të parë një forcë vullnetare në shërbim të mbrojtjes së popullatës civile në rast fatkeqësish. Përfaqësuesit e nismës propozuan që kjo disiplinë të futet edhe në programet shkollore.

Afërdita Lika, vetëm 18 vjeçe, iu përgjigj një vit më parë apelit në gjimnazin Manëz për t`ju bashkuar grupimit të quajtuar skuadra vullnetare e reagimit të shpejtë.

Dëshira për të ndihmuar sa më shumë njerëzit e bëri që ti bashkohet skuadrës

Përmes trajnimeve, Lika ka mësuar si si t’u gjendet njerëzve në vështërsi si në raste tërmetesh përmbytjesh apo zjarresh.

Ajo fton të gjithë ti bashkohen skuadrës

Drejtori Ekzekutiv i programit të skuadrës vullnetare të reagimit të shpejtë Mentor Kikia propozoi që kjo disiplinë të futet në programet shkollore.

Pjesë e skuadrës janë 110 vullnetarë të cilët prej 1 viti së bashku me repartet e emergjencave mësuan se si veprohet në raste fatkeqësisht. Ky projekt u mbështet nga lëviz albania në 10-të njësi administrative në rajone të ndryshme.