Tragjedia në brigjet e Krotones në Kalabri, reagon Giorgia Meloni

Një anije me emigrantë është mbytur gjatë natës.

45 viktima të konfirmuara mes të cilëve mjaft femijë e një foshnjë pak muajshe.

Bilanci provizor që mund të rëndohet konfirmon 80 të mbijetuar.

Anija e vjetër ishte nisur nga Turqia me emigrantë nga Iran, Pakistan e Afganistan.

Mbi këtë tragjedi reagon kryeministrja italiane:

"Kryeministrja Giorgia Meloni shpreh dhimbjen e saj të thellë për jetët njerëzore, të humbura nga trafikantët e qënieve njerëzore. Është kriminale të lëshosh një varkë vetëm 20 metra të gjatë me 200 persona në bord dhe me parashikime të pafavorshme të motot. Është çnjerrëzore të shkëmbesh jetët e burrave, grave dhe fëmijeve me çmimin e 'biletës' që ata paguajnë në perspektivën e rreme të një udhëtimi të sigurt.

Qeveria është e përkushtuar për të parandaluar këto udhëtime, në zbardhjen e këtyre tragjedive dhe do të vazhdojë ta bëje këtë, para së gjithash duke kërkuar bashkëpunim maksimal nga shtetet e nisjes dhe të origjinës. Veprimi i atyre që sot spekulojnë me këto vdekje flet vetë, pasi kanë lartësuar iluzionin e një emigracioni pa rregulla."