FOTO/ 1-vjetori i agresionit rus, Peleshi publikon pamjet e tmerrit: Shqipëria në solidaritet me popullin ukrainas
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Shkurt 2023, 10:47
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, në 1 vjetorin e agresionit rus në Ukrainë deklaroi se, Shqipëria do të vazhdojë të qëndrojë në solidaritet me popullin ukrainas.
Në një postim në rrjetet sociale, Peleshi përkujtoi 1 vjetori e agresionit rus në Ukrainë dhe garanton solidaritet me popullin ukrainas.
“Sot bëhet një vit nga fillimi i agresionit rus në Ukrainë. Ne do të vazhdojmë të qëndrojmë në solidaritet me popullin ukrainas dhe të tregojmë mbështetjen tonë për të drejtën e tyre për siguri dhe sovranitet”, shkruan Peleshi.

