Nis protesta e pedagogëve, në mbështetje të tyre edhe studentët: Qeveria të ...

Ashtu sic e kishin paralajmëruar, ka nisur protesta e pedagogëve, të cilët kërkojnë plotësimin e kërkesave të tyre.

Në mbështetje të tyre janë edhe studentë. Ata protestuan dhe bojkotuan mësimin në vitin që lamë pas teksa ka thënë se disa prej kërkesave janë të panegociueshme.

Kërkesat e pedagogëve

-Rritja e pagave për pedagogët dhe stafin ndihmës

-Rritja e financimit për kërkimin shkencor

-Rivendosja e shtesave mbi pagë për ‘Dëshmëri shëndeti në punë’

-Rritja e shtesës mbi pagën për vjetërsinë në punë

-Rritja e pagesës së orëve të ngarkesës suplementare

-Rivlerësimi i orës mësimore pasi ka zbritje prej 50% të pagesës së orës mësimore si rezultat i mosfierencimit të orës mësimore të leksionit.

-Rishikimin e tatimit prej 23% mbi pagesën e ngarkesës suplementare

-Të pezullohet deri më 2026 zbatimi i pikës c) të paragrafit të 3, i Kreut III të VKM Nr.112, datë 23.2.2018 për kriteret e marrjes së titullit “Profesor”.

-Të bëhet transparencë mbi buxhetin dhe të ardhurat e universitetet publike.