Antenat e celularëve mbi kokat e shqiptarëve, asnjë reagim nga institucionet për situatën në QSUT

QSUT është institucioni shëndetësor më i madh në Shqiperi, por të çudit fakti se ky institucion publik shfrytëzohet për interesa të kompanive private.

Pacientë të këtij spitali i adresuan pak ditë më parë redaksisë së “Ora investigim” shqetësimin e tyre duke e etiketuar si skandal faktin që mbi tarracën e QSUT vendosen antena të kompanive celulare, dhe konkretisht bëhet fjalë për kompaninë “Vodafone”, e cial ka një kontratë me spitalin për vendosjen e antenës në bazë të VKM-së nr.54, e cila përcakton kriteret e dhënies me qera enfiteozë për pasuritë shtetërore.

Dhe kur kanë kaluar 3 ditë nga denoncimi i “Ora News” situata nuk ka ndryshuar. Gazetarja Sonila Musai na sjell informacionet e fundit mbi këtë shqetësim permanent mbi kokat e shqiptarëve dhe në dëm të tyre.

Antenat e celularëve mbi kokat e shqiptarëve, asnjë reagim nga

“Antenat e kompanive celulare janë shqetësuese, por edhe dëmtojnë rëndë shëndetin e qytetarëve, të cilët përballen shpesh me të tilla antena.

Kjo pasi këto antena celulare po të bësh një vëzhgim të shpejtë në qytet vëren se ndodhen kudo. Dhe shumë pranë institucioneve të ndryshme të këtij vendi; ndodhen në tarracat e pallateve; por ajo që është dhe më e rrezikshmja është se këto antena ndodhen dhe në Qendrën Spitalore Nënë Tereza (QSUT), konkretisht në tarracën e godinës 6-katëshe, ku trajtohen sëmundjet e zemrës. Aty ku supozohet që njerëzit vijnë këtu për të marrë kurim, shërim dhge përballen me këto antena.

Këto antena kanë dhe efekte dëmtuese pasi është e vërtetuar shkencërisht dhe ekspertët rekomandojnë se distanca e antenave duhet të jetë 300 metra larg kopshteve shkollave dhe qendrave shëndetësore, por me sa duket në vendin tonë ky udhëzim nuk vlen.

Të vjen keq nga ky fakt se personat që i kanë vendosur mendojnë vetëm për paratë, dhe jo për shëndetin e qytetarëve, pasi për ta paraja qëndron mbi gjithçka, duke mos menduar për efektin kancerogjen që këto antena shkaktojnë.

Edhe qytetarët kërkojnë ndërhyrjen në këtë situatë dhe ti largojnë këto antena, pasi shkaktojnë dhimbje koke, marrje mendsh”, u shpreh gazetarja Sonila Musai në lidhje e saj nga oborri i QSUT-së nga ku ërcolli dhe pamjet e këtyre antenave të ngritura në tarracën e godinës spitalore.