Digjet gjatë natës Land Roveri në Shkodër

Një automjet tip Land Rover është djegur gjatë natës në rrugën "Vaso Kadia" në Shkodër.

Mjeti ishte në pronësi të TV Rozafa.

"Gjatë natës është djegur pjesërisht automjeti tip “Land Rover”, i cili ka qenë i parkuar në rrugën “Vaso Kadia”.  

Nga verifikimet paraprake ka rezultuar se automjeti është në pronësi të TV Rozafa.  

Vijojnë hetimet, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, me qëllim zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit," njoftoi policia.