Ktheu lokalin në ambjent bixhozi, në pranga 32 vjeçari në Vlorë

Një 32 vjeçar është arrestuar nga policia në Vlorë, pasi kishte përshtatur ambjentet e lokalit për lojëra fati.

Me finalizimin e operacionit policor të koduar “Fati i lojërave” gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin në administrimin e shtetasit L. Gj., në lagjen “Bashkim”, shërbimet e Policisë kanë gjetur 1 tavolinë pokeri dhe 1 valixhe me çipsa, të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Gjithashtu, gjatë kontrollit fizik ndaj shtetasit G. H., i punësuar në këtë lokal, atij iu gjet dhe iu sekuestrua 1 aparat celular, të cilën dyshohet se e përdorte për vënien e basteve.

"Në përfundim të veprimeve për këtë rast, u arrestua në flagrancë shtetasi L. Gj., 32 vjeç, për veprat penale “Organizmi ose ushtrimi i lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për organizimin apo luajtjen e lotarive, lojërave të fatit apo bixhozit”, se dhe nisi procedimi në gjendje të lirë, për shtetasin G. H., 40 vjeç," njoftoi policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Ktheu lokalin në ambjent bixhozi, në pranga 32 vjeçari në