Gjendet një makinë e djegur në Bypassin e Murrizit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Shkurt 2023, 09:21
Një makinë e djegur është gjetur në Bypassin e Murrizit, në Dibër.
Burime për Ora News bëjnë me dije se makina është djegur plotësisht.
Pranë saj nuk është gjetur njeri, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e zjarrit.
Dyshimet janë se makina është djegur qëllimisht.