"Nuk duhet ndërtuar TEC-i lundrues", Sazan Guri: Shkatërron Vlorën e hedh në erë
Ambjentalisti, Sazan Guri është një nga kundërshtarët e mdhenj të TEC-it lundrues në gjirin e Vlorës.
Në emisionin "Ora e Betit" në RTV Ora, Guri tha se të marrësh TEC-e të tilla do të thotë të kesh qëllim të shkatërrosh Vlorën e ta hedhësh në erë.
Sazan Guri: Ka disa arsye pse nuk duhet ndërtuar TEC-i lundrues në gjirin e Vlorës. Këta nuk të pyesin fare, të jesh dhe injorant dhe planprishës. Kjo anije ishte për të shkuar në plehra. Dhe inceneratorët lyhen e prezantohen sikur janë të dorës së parë. Duhet 200 vjet për të dalë ndotja. Ne kemi bërë 3 gjyqe dhe i kemi fituar. Ka pasur 3 raste të aksidenteve në gjirin e Vlorës. Ka psur aksidente. Të marrësh TEC-e me qëllim të shkatërrosh Vlorën e ta hedhësh në erë.
Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.
