Tragjedia turke, eksperti i kërkim-shpëtimit: Ishte katastrofë më e rëndë se ajo në Itali, nxorëm nga rrënojat shumë viktima
Në operacionet e kërkim-shpëtimit u angazhua edhe Shqipëria e cila dërgoi një ekip në Turqi, ku dha ndihmën e tij për nxjerrjen e personave të bllokuar nga tërmeti i 6 shkurtit.
Ekipet tona do të ktheheshin në Shqipëri pas 12 ditësh, dhe për të mësuar më shumë mbi përjetimet e kësaj drame që tronditi mbarë botën i ftuar në emisionin “Ditë e re” në RTV Ora Nebi Muçaj, Drejtor Ekzekutiv i Qendrës Vullnetare të Urgjencave rrëfeu dramën e parë dhe jetuar në një mision që realizohej në temperatura me minus 20 gradë.
“Ne si ekipe jemi të përgatitur për çfarëdolloj tragjedie. Ne si vullnetarë u mobilizuam menjëherë dhe në këto raste dëshira ishte shumë e madhe nga shumë vullnetarë për të marrë pjesë. Por nuk mund të niseshsim direkt, pasi më parë duhej të kishim informacion mbi dëmet e shkaktuara.
Morëm masat, siguruam materialet dhe vajtëm me urgjencë në qytetin Malatya, ku dhamë kontributin tonë nën rrënoja.
Atje ishte një katastrofë shumë e madhe, pasi kam një përvojë shumë të madhe, pasi kam parë dhe tërmetet në Itali, në Aquila, por asnjëherë nuk kanë të krahasuar me atë çfarë ndodhi në Turqi.
Një tërmet që pëfshiu një sipërfaqe rreth 30 mijë metra katror që është sa sipërfaqja e gjithë Shqipërisë. Në vendin ku vajtën ne nuk pati shumë të shpëtuar, 1-2 raste u shënuan, por fatkeqësisht kemi gjetur shumë viktima dhe ishte shumë e rëndë. Ka qenë një dhimbje shumë e madhe, pasi kur e përjeton në atë vend kësaj i shtohen dhe dhimbjet e familjarëve të cilët ishin aty me ne.
Dhimbje shumë e madhe për çdo jetë të humbur por përveç kësaj ishim edhe nën presionin e vazhdueshëm të kohës. Kemi punuar në kushte jashtëzakonisht të vështira pasi dhe temperaturat atje ishin shumë të ulëta, me minus 20 gradë. Kemi qenë të mobilizuar shpërtërisht pasi çdo minutë mund të shpëtohet një jetë. Qëndruam rreth 7 ditë atje, kurse pjesa tjetër e ekipit tonë u zhvendosën në një qytet tjetër, pasi kaloi pjesa e kërkimit-shpëtimit”, theksoi Muça.

