Gara për Avokatin e Popullit, ja kush janë 14 aplikantët
Dështimi për përzgjedhjen e avokatit të popullit gjatë sesionit të kaluar parlamentar ka bërë që gara të rihapet nga fillimi. Në kuvend janë depozituar 14 kandidatura, mes tyre edhe ish-kryetarja e gjykatës kushtetuese Vitore Tusha. Ndërkohë mungojnë emrat e dy kandidatëve të propozuar nga opozita, Ledio Braho dhe Altin Goxhaj.
Përplasjet politike mes opozitës dhe mazhorancës e cuannë zero procesin e përzgjedhjes së avokatit të Popullit në sesionin e kaluar parlamentar
Gara u rihap nga kuvendi dhe tashmë 14 persona kanë shfaqur interes për të marrë drejtimin e institucionit të pavarur.
Mes emrave të aplikantëve vihet re emri i ish-kryetares së Gjykatës Kushtetuese Vitore Tusha, e cila vetëm pak javë më parë mbylli dhe mandatin e saj 3-vjeçar.
Ish-ministri demorkat i drejtësisë Ilir Rusmali dhe ish-kryetarja e KQZ Lefterie Luzi janë po ashtu mes kandidatë që kërkojnë votën e deputetëve.
Ndërkohë në listën e emrave mungon Ledio Brahos dhe Altin Goxhaj të cilët ishin kandidatët e përzgjedhur nga opozita për avokatin e popullit.
14 personat që kanë aplikuar janë: Alket Jaupi, Bledar Dervishaj, Besim Ndregjoni, Drita Avduli, Dardan Mustafa, Erald Aga, Endri Papajorgji, Edison Frangu, Robert Gajda, Lefterie Luzi, Sokol Hazizaj, Tartar Bezaj, Ilir Rusmali dhe Vitore Tusha.
Lista e kandidatëve do ti dorëzohet komisionit të ligjeve për të verifikuar nëse i kanë përmbushur kriteret për përzgjedhjen.
Në komision do të zhvillohen seanca dëgjimore me çdo kandidat.
Më pas kandidaturat e përzgjedhura i paraqiten kuvendit me firmat e të paktën 28 deputetëve.