E rëndë në Athinë/ Vritet në një lokal shqiptari, në vendin e ngjarjes…
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Shkurt 2023, 07:43
Vritet me armë zjarri një shqiptar në Athinë.
Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e të martës në orën 23:40.
Shqiptari është qëlluar me armë dhe si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën.
Ngjarja ka ndodhur në Nea Ionia, Athine.
Shqiptari është qëlluar në një lokal, ku ndodhej në rrugën Kastamonis.
Sakaq në vendin e ngjarjes u gjet një fuoristradë e tipit amerikan dhe mendohet se i përket njërit prej autorëve.
Po ashtu policia ja sekuestruar 7 gëzhoja.

