Reklamonte dhe shiste kartmonedha false, në pranga 20-vjeçari në Tiranë

Një 20 vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi ën rrjete sociale reklamonte dhe shiste kartmonedha të falsifikuara.

Me finalizimin e operacionit policor të koduar "Euro post" u arrestua në flagrancë i shtetasit B. B., 20 vjeç, banues në Vlorë.

"20-vjeçari është kapur në flagrancë në momentin që do të dërgonte me postë, një pako, brenda së cilës u gjetën 300 euro të falsifikuara. Pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se shtetasi B. B., pasi siguronte kartëmonedha euro të falsifikuara, i reklamonte dhe i shiste ato, në rrjetet sociale.

Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i kanë gjetur këtij shtetasi, 950 euro të falsifikuara, të cilat u sekuestruan nga Policia, së bashku me shumën e eurove që u gjet në pako," njoftoi policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.