Pedagogët në protestë, Vladimir Llakaj: Nuk po kërkojmë asgjë më shumë se sa niveli i kolegëve në Rajon
Pedagogët do t’i rikthehen sërish protestave. E para për këtë vit do të mbahet mesditën e sotme, dhe lidhur me këtë i ftuar në studion e lajmeve në “Ora Neës” ishte pedagogu Vladimir Llakaj.
Gjatë bisedës, Llakaj theksoi se kryefjalë e kësaj proteste është kundërshtimi i vendimit të qeverise që aktivizoi nenin 12 të ligjit të arsimit të lartë për kthimin e universiteteve në institucione publike të pavarura.
PJESË NGA INTERVISTA
Z. Llakaj, pse po i riktheheni protestave dhe çfarë këkroni ndryshe kësaj radhe?
Kërkesat tona të vitit të kaluar pothuajse nuk kanë marrë asnjë përgjigje nga qeveria, përveç një shtese page minimale. Ne kemi kërkuar për këtë 30 për qind shtesë dhe për vitin tjetër 20 për qind, të cilat na çojnë në nivelet e krahasimit me ato të vendeve të rajonit. Ne jemi poshtë nivelit të Rajonit, pagesat e pedagogëve sot janë afro 40-50 përqind më pak se në vendet e rajonit.
Pse nuk u mbështetën studentët para pak vitesh në lëvizjen e tyre?
Unë i kam mbështetur, por në atë kohë ne nuk u thirrëm në atë kauzë të drejtë që ata ngritën. Gjithmonë kur ka kauza sociale, të gjitha arsyetimet bien dhe ne duhet të ishim pjesë e asaj kauze.
Pse tani në protestë? Pse nuk u ngritët më herët?
Të gjitha problematikat që poërjeton arsimi sot është për shkak të politikave. Politika është ulur këmbëkryq, pasi ka marrë të gjitha postet drejtuese. Dhe kjo, ka sjellë një lloj pasigurie, paqartësie dhe pamundësie për t’u organizuar në mënyra dinjitoze, dhe për të ërballuar pikërisht politikën, e cila gjatë kësaj kohe ka qenë më shumë penguese se sa orientuese të drejtimit të arsimit dhe ndërgjegjes kombëtare mbi arsimin.


