Gëzim Zilja: Vënia në punë e anijeve lundruese në TEC-in e Vlorës preludi i katastrofës

Një vit pas tenderit anijet lundruese në TEC-in e Vlorës nuk janë vënë në punë, ndërkohë që vijojnë të paguhet për to.

Gëzim Zilja ish kryetar i  bashkisë së Vlorës  në emisionin "Ora e Betit" në RTV Ora tha se nëse do të vuihet në punë gjeneratorët e Vlorës "është preludi i katastrofës që do të ndodhë në Vlorë".

Gëzim Zilja: Para se të vinin gjeneratorët dhe nuk e di pse ju thonë TEC-e lundrues është bërë një propagandë e madhe nga qeveria. Qeveria tha se do të ketë krizë, Balluku u bë ca kohë  qesharake teksa tregonte si të përdorim lavatriqen e frigoriferin. Në fakt këta e kishin bërë fshehurazi marrëveshjen. Sot të dy anijet lundruese nuk janë vënë në punë. Nuk janë lidhur me sistemin energjitik. Nëse do të ndodh që të punojnë është preludi i katastrofës që do të ndodhë në Vlorë.


Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.